Telegrafi

Fansat zgjedhin ekipin e vitit në UEFA- Buffon në portë, Ramos e Marcelo në mbrojtje, Messi e Ronaldo në sulm (Foto)

Tifozët e futbollit kanë zgjedhur formacionin më të mirë për vitin e shkuar në faqen e UEFA-s.

Për formacionin kanë votuar gjithsej 8,779,639 persona.

Në portë më së shumti vota ka marr portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, i cili ka marrë 41.8 për qind të votave.

Në mbrojtje më shumë vota ka marr Dani Alves, Sergio Ramos, Giorgio Chiellini dhe Marcelo.

Ramos dhe Marcelo kanë qenë dukshëm më të votuarit.

Në mesfushë votat e tifozëve i kanë marrë Kevin De Bruyne, Toni Kroos dhe Luka Modric.

Sulmi përbëhet nga Eden Hazarad dhe dyshja e padiskutueshme Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/