Telegrafi

Fansat e xhiruan dhe e thirrën, Katy Perryt nuk i pëlqente të kishte vëmendje në Dubrovnik

(Foto: PIXSELL/SplashNews)

Ditë më parë, fansat kanë xhiruar Katy Perryn duke shëtitur në Dubrovnik të Kroacisë, ndërsa në video shihet se këngëtarja nuk e ka shijuar shumë vëmendjen që i është dhënë.

Duke i parë personalitet e famshme teksa ecnin në rrugën Stradun, fansat nxorën celularët dhe nisën të fotografonin dhe të xhironin, ndërsa pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Një përdorues i TikTokut e ka publikuar një video të Perryt, ku dëgjohet duke e thirrur, mirëpo artistja thuajse nuk reagon duke dëshmuar se nuk i pëlqente të kishte vëmendje, por të kalonte çaste në privatësi.

Lexo po ashtu Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez shijojnë pushimet në Kroaci - shoqërohen nga Katy Perry, Orlando Bloom dhe Usher

Katy ka arritur në jug të Kroacisë me partnerin e saj, aktorin Orlando Bloom, pasanikun dhe themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, të fejuarën e tij Lauren Sanchez, si dhe këngëtarin Usher.

Grupi i famshëm e kalon pjesën më të madhe të kohës në jahtin e miliarderit, por herë pas here ata dalin për një shëtitje nëpër qytet ose hanë drekë në ndonjërin nga restorantet përgjatë Adriatikut. /Telegrafi/

@lubisbryanjohnc

Have you seen Katy Perry in Dubrovnik just now? #katyperry #hollywood #katycats #katyperryfan #dubrovnik #croatia #tiktokeurope #summer #travel #katyperryroar #oldtown #actress #star #starstruck #fan

♬ original sound – Bryan John Lubis ✨ – Bryan John Lubis ✨