Telegrafi

Fansat e Unitedit të bindur në transferimet e mëdha, fillojnë të blejnë fanella të Dybalas dhe Maguires

Tifozët e Manchester Unitedit janë në kulm të entuziazmit në këtë afat kalimtar veror, pasi besojnë shumë në transferime të mëdha nga drejtuesit.

Djajtë e Kuq janë duke u lidhur me një numër të madh futbollistët, të cilët synojnë t’i transferojë në Old Trafford këtë verë.

Dy nga ta janë ylli i Juventusit, sulmuesi Paulo Dybala dhe mbrojtësi anglez i Leicester Cityt, Harry Maguire.

Lexo po ashtu Dybala fillon bisedimet me Manchester United për pagën, kërkon 10 milionë euro në vit

Gjatë ditëve të fundit është përfolur se klubi anglez është afër të mbyll marrëveshjen për transferimin e të dyve dhe tifozët e Unitedit kanë filluar të ëndërrojnë.

Mbrëmë, para miqësores me Kristiansund në Oslo, një tifoz veçse kishte stampuar fanellën me numër 5, ku kishte shkruar emrin e Maguires.

Në anën tjetër, një tifoz tjetër kishte shkruar numrin 21 në fanellën e tij, duke mbajtur emrin e Dybalas.

Numri 21 është i zënë momentalisht nga transferimi i ri Daniel James dhe kjo mund ta dëshpëroj tifozin, ndërsa numri 5 është i lirë në rast të transferimi të Maguires.

Më herët gjatë kësaj vere, disa tifozë të Unitedit shkruan edhe emrin e Matthijs De Ligt në fanellën me numër 5, por holandezi iu bashkua në fund Juventusit. /Telegrafi/