Site icon Telegrafi

Falënderimi i Pirlos (Foto)

Getty Images

Andrea Pirlo e ka publikuar një mesazh falënderues për tifozët e futbollit dhe gjithë lojtarët që kanë thënë fjalë të mëdha për të.

Ish-futbollisti italian u tërhoq nga futbolli pas eliminimit të New York City FC nga post sezoni në MLS.

(Foto: Getty Images)

Mjeshtri i mesfushës ka theksuar se nuk kishte pritur një reagim të tillë për pensionimin e tij.

Përmes një postimi në Twitter, 38-vjeçari iu është drejtuar futbolldashësve nga e gjithë bota.

“Dua t’i falënderoj të gjithë për ngrohtësinë dhe dashurinë që e kanë shfaqur. Asnjëherë nuk e kam imagjinuar një përfshirje aq të madhe”.

“Jam ndier shumë krenar dhe shumë i lumtur. Edhe një herë, faleminderit!”, ka shkruar Pirlo.

Pirlo ka qenë pjesë e Interit gjatë viteve 1998-2001, ndërsa gjatë kësaj periudhe ishte huazuar te Reggina dhe Brescia.

Lexo po ashtu Pirlo u pensionua nga futbolli i luajtur, këto janë 18 trofetë e fituar nga “italiani magjik” (Foto)

Nga viti 2001 deri në vitin 2011 ka luajtur për Milanin, ku arriti suksese të mëdha.

Sukseset e tij vazhduan edhe te Juventusi, ku luajti gjatë viteve 2011-2015. /Telegrafi/

Exit mobile version