Telegrafi

“Faleminderit beb”, Blero zbulon darkën romantike që e dashura e tij ia bëri befasi

Lidhja e re e Bleros ka qenë ndër më të komentuarat në shtypin rozë vendor, ndonëse shumë pak dihet rreth vajzës misterioze që ia rrëmbeu zemrën.

Së fundmi, artisti shqiptar ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video të shkurtër nga darka romantike me të dashurën e tij; pa dhënë detaje të shumta.

“Faleminderit bejb”, shkroi ai në InstaStory.

Blero siç duket dëshiron të respektojë privatësinë e saj dhe të pakta kanë qenë postimet me të në llogarinë e tij zyrtare.

Ndonëse e ka përmendur shumë gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK, Blero nuk është shprehur rreth identitetit të saj.

Së fundmi, Blero kishte qenë i shoqëruar në finalen e Big Brother VIP Kosova nga e dashura e tij misterioze të cilën e kishte mbajtur larg kamerave.

Lexo po ashtu Zbulohet identiteti i të dashurës misterioze të Bleros

Por, Telegrafi pati siguruar disa fotografi ekskluzive të bukuroshes në fjalë, e cila ia ka rrëmbyer zemrën këngëtarit të njohur tash e sa kohë.

E dashura e re e Bleros (Foto: Telegrafi)

Mbetet për t’u parë në vijim nëse do të zbulojmë më shumë nga artisti shqiptar për lidhjen e tij. /Telegrafi/