Real Madridi ka mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin kolumbian, Radamel Falcao.
Sulmuesi kolumbian nuk po kalon ditë të mira te skuadra franceze Monaco, pasi tani është i nënshtruar.
Ish-sulmuesi i Atletico Madridit ka qenë jashtë formacionit të Monacos që nga ardhja e trajnerit Thierry Henry.
Kjo situatë e ka acaruar sulmuesin dhe agjentin e tij, të cilët duan ta gjejnë një ekip të ri shumë shpejt.
Sipas gazetës spanjolle Marca, Real Madridit iu është dhënë mundësia të nënshkruajnë me Falcaon në afatin kalimtar të janarit.
Agjenti Jorge Mendes ka kërkuar të lëvizë klientin e tij dhe pavarësisht se ka mbetur 18 muaj në kontratën e tij ai mund të kthehet në kryeqytetin spanjoll pas vitit të ri.
Ndryshe, Mbretërit po kanë probleme me shënimit e golave këtë sezon, pasi një gjë të tillë po e bënë vetëm Karim Benzema dhe jo edhe Mariano Diaz.
Falcao thuhet se iu ofrua Realit edhe në afatin kalimtar të verës, por u refuzua nga trajneri Julen Lopetegui. /Telegrafi/