Site icon Telegrafi

Fakte rreth disa fustaneve të dasmave mbretërore

Princesha Beatrice mahniti të gjithë kur realizoi një martesë të fshehtë me familjen e ngushtë, ndërsa lidhi kurorë me Edoardo Mapelli Mozzi.

Princesha 31-vjeçare dukej e mahnitshme në një fustan që i përket Mbretëreshës – dhe ajo nuk është e vetmja që ka shkëlqyer në dasmat mbretërore.

Më poshtë, jua sjellim të përmbledhura fustanet më të bukura të dasmave mbretërore:

Lexo po ashtu Princesha Beatrice veshi fustanin dhe kurorën e mbretëreshës në ditën e martesës

Kate Middleton

Miliona njerëz në mbarë botën u ulën në 29 Prill 2011 për të parë dasmën e Kate Middleton dhe Princit William. Fustani i Dukeshës ishte i mahnitshëm dhe mori vëmendje të madhe nga adhuruesit dhe kritikët e modës.

Lexo po ashtu Fakte rreth fustanit magjepsës të nusërisë së Kate Middleton

Meghan Markle

Martesa e Meghan me Princin Harry u zhvillua në Windsor më 19 maj 2018 dhe kishte shumë spekulime për veshjen e saj të dasmës më parë.

Meghan i befasoi shikuesit ndërsa arriti me një fustan mahnitës nga Givenchy, krijuar nga stilistja britanike Clare Waight Keller, i cili vlerësohet të kushtojë rreth 100 mijë euro.

Meghan dhe Clare punuan ngushtë së bashku në modelin, i cili ishte i thjeshtë, por ndërtonte me mjeshtëri shpatullat dhe theksoi belin e hollë të Meghan.

Lexo po ashtu Historia pas unazës së fejesës së Meghan Markle është shumë e lezetshme

Ajo kishte një vello katër metra të gjatë, e cila ishte e zbukuruar me lule nga 53 shtete dhe iu deshën 3.900 orë gjatë katër muajve për t’u krijuar.

Është konfirmuar që ajo kishte vendosur kurorën e Mbretëreshës Mary, e realizuar në vitin 1932.

Princesha Diana

Fustani i mahnitshëm i dasmës së Princeshës Diana është një nga më të famshmit në botë, qysh kur debutoi në katedralen e Shën Palit, në korrik 1981.

Ai u dizajnua nga një mik i ngushtë David Emanuel , i cili ishte një shok i ngushtë i Dianës para dhe pas dasmës së saj me Princin Charles.

Veshja ishte një fustan fildishi, me fije mëndafshi dhe dantellë antike, e cila kombinohej me vello shtatë metra të gjatë.

Lexo po ashtu Tani mund të shihni fustanin e nusërisë së Princeshës Diana në jetën reale

David Emmanuel e përshkroi atë si “mjaft dramatik në mënyrë që të krijojë një përshtypje”.

Sophie Wessex

Sophie Rhys-Jones, tani konteshë e Wessex, dukej mahnitëse kur lidhi kurorë me Princin Edward në vitin 1999.

Sophie zgjodhi një fustan nga Samantha Shaw e cila kishte një qafë në formë ‘v’ dhe një model mëndafshi të të lyer me dorë.

Fustani u zbukurua me 325,000 perla dhe rruaza kristali dhe u bashkua me një vello të detajuar kristali. /Telegrafi/

Exit mobile version