Një lojtar i profilit të lartë në Ligën Premier pritet që ta kompletojë transferimin sensacional në Arabinë Saudite, vetëm një vit pasi e refuzoi kalimin në Lindjen e Mesme.
Verën e kaluar klubet e Arabisë Saudite treguan ‘muskujt’ në tregun e transferimeve, me një numër yjesh që hoqën dorë nga Liga Premier për t’u transferuar në Shtetin e Gjirit.
Emra si Riyad Mahrez, Ruben Neves dhe Aymeric Laporte që të gjithë ndoqën hapat që fillimisht i mori Cristiano Ronaldo.
Tani sipas ekspertit Fabrizio Romano, Al-Ittihadi ka arritur marrëveshje verbale prej 60 milionë eurosh, duke përfshirë edhe bonuset, për transferimin e Moussa Diaby nga Aston Villa.
🚨🟡⚫️ Moussa Diaby to Al Ittihad, here we go! Deal verbally agreed with Aston Villa for €60m package, add-ons included.
Diaby has agreed on five year deal and now waiting for paperworks to review then sign.
↪️ As revealed today, talks ongoing also for City GK Éderson. pic.twitter.com/mesRlkaqQB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 21, 2024
Sulmuesi 25-vjeçar raportohet se ka arritur marrëveshje pesë vjeçare me klubin saudit dhe tani po pret që të rishikohen kontratat para se të nënshkruaj zyrtarisht.
Diaby u bë pjesë e Villas verën e kaluar për 51.9 milionë euro nga kampioni aktual i Bundesligës, Bayer Leverkusen.
Në sezonin e tij të vetëm në ‘Villa Park’, reprezentuesi francez shënoi 10 gola dhe dhuroi nëntë asistime në 54 ndeshje në të gjitha gart.
Ai kontribuoi në një sezon historik për klubin, aty ku të besuarit e Unai Emery përfunduan në pozitën e katërt në elitën e futbollit anglez dhe siguruan kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/2025.
Përkundër kontributit të tij tek klubi anglez, Diaby nuk kishte qenë i përfshirë në ekipin e Francës për Euro 2024./Telegrafi/