Telegrafi

Fabregas zgjedh dy trajnerët më të mirë në karrierë, nuk janë Guardiola dhe Del Bosque

Ylli spanjoll i Monacos, Cesc Fabregas ka emëruar francezin Arsene Wenger dhe portugezin Jose Mourinho si dy menaxherët më të mirë me të cilët ka punuar gjatë karrierës së tij.

Mesfushori aktual i Monacos ka luajtur më parë për klube të mëdha si Arsenali,  Barcelona, Chelsea ku fitoi trofe me të tre klubet.

Në detyrën ndërkombëtare me Spanjën, Fabregas ngriti edhe Kupën e Botës në 2010, së bashku me trofetë në Euro 2008 dhe 2012.

Lexo po ashtu Fabregas zgjedh Manen si lojtarin më të mirë në Ligën Premier

Ky sukses ka pasur shumë lidhje me menaxherët e shkëlqyeshëm me të cilët ka punuar dhe spanjolli pranon se është bekuar në atë pjesë, ndërsa veçoi dy të preferuarit e tij.

“Unë kisha më të mirën në botë, kështu që nuk mund të ankohem”, ka thënë fillimisht Fabregas.

Lexo po ashtu "Vetëm Van Persie dhe Nasri ishin në nivelin tim" - Fabregas tregon përse mori vendimin në vitin 2011 që të largohej nga Arsenali

Por kur iu bë presion për të treguar emrat e dy trajnerëve të preferuar, spanjolli nuk hezitoi. “Wenger dhe Mourinho”.

Kjo përzgjedhje do të thotë që Fabregas ka lënë jashtë ish-trajnerin e tij te Barcelona, Pep Guardiola dhe atë të Spanjës, Vicente del Bosque, me të cilin fitoi lavdinë e Kupës së Botës më 2010 dhe Euro 2012 dy vjet më vonë. /Telegrafi/