Telegrafi

Fabregas bën formacionin e tij perfekt, mungojnë Puyol e Villa

Shumë janë lojtarët që në javët e fundit e kanë bërë formacionin e tyre ideal me ata që kanë luajtur dhe i kanë publikuar.

E fundit ishte Cesc Fàbregas, por që ka lënë jashtë emra si Carles Puyol e David Villa, që i ka rënë pishman pastaj.

“Më kërkuan ta bëjë shpejtë formacionin dhe e bëra. Vetëm me lojtarët që kam luajtur. Mendoj se Puyol dhe Villa ee kan vend këtu. Ju si mendoni?”, ka pyetur ai nga Monacos.

Portier është Iker Casillas, me të cilin luajti në skuadrën kombëtare duke fituar dy Kupa Evropiane dhe një Kupë të Botës.

Në mbrojtje Dani Alves, me të cilin ka qenë në Barcelonë, Terry (Chelsea), Piqué (Barcelona dhe Spanjë) dhe Jordi Alba (Barcelona dhe Spanjë).

Në mesfushë, Cesc vendosi Messin (Barcelona), Vieiran (Arsenal), Iniestan (Spanjë dhe Barcelonë) dhe Hazardin (Chelsea).

Dhe deri Diego Costa (Spanja dhe Chelsea) dhe Henry (Arsenal).

Fabregas ka luajtur në Arsenal, Barcelonë, Chelsea, Monaco dhe ekipin kombëtar të Spanjës, dhe ka pasur shumë mundës për të zgjedhur. /Telegrafi/