Telegrafi

Fabinho nuk e besonte se çfarë kishte bërë Alisson – mesfushori ndau imazhe nga zhveshtorja

Liverpooli në xhiron e 36-të në Ligën Premier e përjetoi ndoshta momentin më të bukur të këtij edicioni.

The Reds ia dolën që të fitonin 2-1 ndaj West Bromit, duke mbajtur kështu gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.

Për të realizuar këtë gjë, u përkujdes portieri Alisson Becker, që shënoi golin e fitores me kokë në minutën e 90+5-të.

Lexo po ashtu “Historike, ikonike” – goli i Alisson Becker nën komentimin e gazetarit brazilian e bën edhe më të vlefshëm se sa është

Nga një harkim i Tren Alexander-Arnold, braziliani që kishte shkuar në sulm, goditi topin me sukses, për ta plasuar atë në rrjetë.

Lojtarët e Liverpoolit ishin tejet të gëzuar, duke festuar së bashku me Alissonin, derisa një gjë e tillë vazhdoi edhe në zhveshtore.

Lexo po ashtu Arsyeja e lotëve të Alisson dhe dedikimi i golit të fitores

Fabinho nuk mund ta besonte se çfarë kishte bërë bashkëlojtari i tij, derisa ka ndarë në rrjetet sociale një video, në fokus ku është portieri.

Padyshim se ai moment mund të përcaktojë edhe të ardhmen e Liverpoolit, nëse do të jetë apo jo në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/