Liverpooli në xhiron e 36-të në Ligën Premier e përjetoi ndoshta momentin më të bukur të këtij edicioni.
The Reds ia dolën që të fitonin 2-1 ndaj West Bromit, duke mbajtur kështu gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.
Për të realizuar këtë gjë, u përkujdes portieri Alisson Becker, që shënoi golin e fitores me kokë në minutën e 90+5-të.
Nga një harkim i Tren Alexander-Arnold, braziliani që kishte shkuar në sulm, goditi topin me sukses, për ta plasuar atë në rrjetë.
Lojtarët e Liverpoolit ishin tejet të gëzuar, duke festuar së bashku me Alissonin, derisa një gjë e tillë vazhdoi edhe në zhveshtore.
Fabinho nuk mund ta besonte se çfarë kishte bërë bashkëlojtari i tij, derisa ka ndarë në rrjetet sociale një video, në fokus ku është portieri.
Padyshim se ai moment mund të përcaktojë edhe të ardhmen e Liverpoolit, nëse do të jetë apo jo në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
Fabinho summing things up perfectly here 😂 pic.twitter.com/sxzppOrByh
— Liverpool FC News (@LivEchoLFC) May 16, 2021