Telegrafi

“Evropa krenohet me Majlindën, ndërsa Kosova nuk ka liberalizim vizash” (Foto)

Majlinda Kelmendi është një prej medalistëve që do të marrin shpërblim për prezantimin e suksesshëm të Evropës.

Ndërkohë që Kosova vazhdon të jetë e izoluar dhe pa liberalizim vizash – kështu ka bërë të ditur trajneri i saj, Driton Kuka.

Lexo po ashtu Kosova merr çmim në ‘ANOC Awards’

“Kongresi i EJU Federatës Evropiane në Greqi. Evropianët medalistë nga Lojërat Olimpike në Rio, sonte (e shtunë) do të marrin shpërblimet për prezantimin e suksesshëm të Evropës!”.

“Një nga medaljet e arta, Kontinentit tonë ia ka sjellë Majlinda! E Kosova ende s’ka liberalizim vizash e Evropa po krenohet me të!”.

“Kemi vlera që edhe Evropa po krenohet!”, ka shkruar Kuka në një postim në Facebook. /Telegrafi/