Kryeministri Albin Kurti bashkë me dy zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla kanë marrë pjesë në një takim të Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Evropian.
Eurodeputetët kanë parashtruar pyetje të ndryshme për zyrtarët e Kosovës.
Njëri nga eurodeputetët pyeti zyrtarët e Kosovës për qëllimin e pjesëmarrjes së FSK-së në misionin ushtarak në Kuvajt, përcjell Telegrafi.
Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla duke iu përgjigjur euro deputetëve ka folur për rëndësinë e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë para më shumë se 22 viteve.
“Ne jemi varur nga vendet tjera për siguri e paqe dhe ne tash qoftë edhe me një kontigjent të vogël të trupave ushtarake, duam të kthejmë këtë nderë që na është bërë. Pra ne nuk jemi vetëm për të marrë siguri nga vendet tjera, por ne jemi edhe për dhënë siguri në këso lloj misionesh. Pra ne nuk është se vetëm duam të kemi stabilitet për vendin tonë por duam edhe të shohim stabilitet në vendet tjera”, deklaroi Gërvalla në adresimin e saj para eurodeputetëve./Telegrafi/