Site icon Telegrafi

Bastisja në shtëpinë e Jakup Krasniqit, reagon OVL e UÇK-së

Gjykata Speciale ka filluar sërish sot me aksione në Prishtinë. Pjesëtarë të EULEX-it me mbështetjen e Policisë së Kosovës, sot kanë kryer bastisje në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë.

Lidhur me këtë aksion të Speciales, ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku.

Lexo po ashtu Operacioni i Gjykatës Speciale, vazhdon bastisja në shtëpinë e Jakup Krasniqit

Klinaku ka shkruar se për sa kohë do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën.

“Gjykata ilegale Speciale vazhdon spektaklet e saj. Ajo kryen bastisje në shtëpinë e ish zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi, e dëshmi i merr edhe librat e botuar.
Për sa kohë që do të zgjas kjo e keqe e madhe për Kosovën, do të kemi këso lloj spektaklesh”, ka shkruar Klinaku në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version