Telegrafi

Eto’o parashikon ‘mbretin e ri’ të futbollit, pas pensionimit të Ronaldos dhe Messit

Samuel Eto’o ka thënë se Kylian Mbappe do të bëhet një “mbreti i ri” në futboll, pasi Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi të jenë pensionuar nga futbolli.

Lojtari 22-vjeçar shihet si favorit për të ndjekur hapat e portugezit dhe argjentinasit në një të ardhme të afërt.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, i cili është i lidhur me një kalim te Real Madridi, ishte në një formë të shkëlqyer sezonin e kaluar.

Mbappe shënoi 42 herë në 47 paraqitje në të gjitha garat, pavarësisht se PSG humbi titullin Ligue 1 te Lille.

Eto’o ka insistuar që kapiteni i Barcelonës Messi dhe super ylli i Juventusit, Ronaldo – janë lojtarët e klasit botëror që pushtojnë ende futbollin me golat e tyre.

Legjenda 40-vjeçare, i cili luajti së bashku me Messin te Barcelona, ​​tani ka sugjeruar që Mbappe do të bëhet një “zot” në futboll.

Duke folur për gazetën argjentinase La Nacion, Eto’o ka thënë: “Cristiano është një ‘zot’ tjetër. Së bashku me Messin, ata janë lojtarët që pushtojnë futbollin aktual me notat më të larta”.

“Por, një ‘zot’ tjetër po vjen kur Messi dhe Cristiano të lodhen duke na dhënë kënaqësinë e futbollit. Ai ‘zot i ri’ do të jetë Kylian Mbappe”.

Marrëveshja aktuale e Messit me Barcelonën do të skadojë në fund të këtij muaji, derisa ajo e Ronaldos me Juventusin në verën e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/