Telegrafi

Eto’o: Hazard është afër nivelit të Messit

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Barcelonës, Samuel Eto’o beson se Eden Hazard është afër nivelit të yllit argjentians Lionel Messi.

Eto’o, i cili njihet më mirë për kohën e tij në Camp Nou sesa tek Mbretërit, e ka lavdëruar yllin belg duke thënë se mund ta fitojë Topin e Artë te Reali Madridi.

“Hazard duhet të fitojë Topin e Artë”, ka thënë fillimisht Eto’o për Radio MARCA dhe El Partidazo të COPE.

Lexo po ashtu Fabregas: Hazard mund ta fitojë Topin e Artë te Real Madridi

“Ai nuk është vlerësuar mjaft, por tani është në një nga skuadrat më të mira në botë, të gjithë sytë do të jenë në të”.

“Ai është afër nivelit të Messit dhe shpresoj që të luajë në Barcelonë kur ai të mos jetë 100 për qind”.

Lexo po ashtu Befason Marcelo: Neymari është më i mirë se Hazardi

Neymar ka qenë vazhdimisht i lidhur me një kthim në Barcelonë këtë verë dhe Eto’o e pëlqen këtë ide.

“Nëse ai kthehet në shtëpi, do të jetë mirë për projektin dhe të ardhmen”, përfundoi sulmuesi kamerunas. /Telegrafi/