Telegrafi

Estrada Shqiptare japin përkrahje të madhe për Era Istrefin (Foto/Video)

Këngëtarja e njohur Era Istrefi ka publikuar mbrëmë (e premte) bashkëpunimin e saj më të ri me rap-artistin French Montana.

“No i love Yous” titullohet kënga, e cila i solli dyshen mjaft të freskët para publikut, gjersa edhe këngëtarja shqiptare bëri një hap tjetër në karrierë, duke sjell bashkëpunimin e parë me një emër ndërkombëtar, shkruan Telegrafi.

Që në momentin e parë që është publikuar, kënga është pëlqyer shumë dhe ka arritur të shënojë shifra të larta klikimesh në kanalin YouTube.

Përveç fansave që e kanë mbështetur dhe dëgjuar menjëherë këngën, e madhe ka qenë edhe mbështetja që i kanë dhënë kolegët nga estrada këngëtares Istrefi.

Lexo po ashtu French Montana, këngën me Era Istrefin nuk e promovon në rrjetet sociale (Foto/Video)

Shumë nga ta e kanë shpërndarë këngën në rrjetet sociale, duke e përgëzuar Erën për punën rreth projektit të ri.

E entuziazmuar nga ky fakt, Era nuk ka hezituar që shumë prej tyre t’u kthejë falënderime, duke komentuar tek postet që mbështesin këngën e saj.

2po2, Morena Taraku, Ermal Fejzullahu, Lumi B, Dhurata Dora, Axhenila Hadërgjonaj – janë vetëm disa nga emrat që kanë përkrahur këngën e re të saj.

Në vazhdim ju sjellim postimet e këngëtarëve të estradës që shpërndanë në rrjetet e tyre sociale këngë “No I love Yous”, në mbështetje të Era Istrefit. /Telegrafi/