Site icon Telegrafi

Estrada bashkohet në ndihmë nevojtarëve, ja emrat e mëdhenj në koncertin e sotëm

Shoqata Humanitare Kaçanikase në bashkëpunim me Avni Selimin kanë organizuar një koncert të madh për qëllime humanitare.

Koncerti do të mbahet në qytetin e Ferizajt dhe ka mbledhur një numër të madh të yjeve të muzikës shqiptare.

Organizatori Avni Selimi për Telegrafin tha se të gjithë artistët e kanë pranuar ftesën me kënaqësi dhe pret që edhe numri i publikut të jetë i madh.

Pjesë e këtij koncerti paratë e mbledhura të të cilit do t’i dedikohen disa familjeve me nevojë, janë këngëtarët: Sabri Fejzullahu, Adrian Gaxha, Lindon Berisha, Florian Beqiri, Ryva Kajtazi, Blero, Lori, Zajmina, Gili, Naim Abazi, Mihrije Braha, Gold Ag, Dafina Dauti e shumë të tjerë.

Koncerti mbahet sonte në sallën “Bill Clinton” duke filluar nga ora 20:00./Telegrafi/.

Exit mobile version