Duket se aventura e Marc Bartras te Barcelona do të marrë fund gjatë verës.
Për 25-vjeçarin janë të interesuara shumë skuadra dhe klubi e lojtari spanjoll janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat.
Sipas Superdeporte, për atë kanë shfaqur interesim Fiorentina, Napoli, Tottenhami, Manchester City, United dhe Liverpooli.
Kurse nga La Liga për atë ka kërkuar informacion Valencia dhe sipas burimit të lartpërmendur, Los Che janë destinacioni i preferuar i Bartas.
Mbrojtësi këtë sezon është paraqit në 22 ndeshje në të gjitha garat për katalunasit dhe ka shënuar një gol. /Telegrafi/