Site icon Telegrafi

“A është Aguero, sulmuesi më i mirë që ke stërvitur?” – përgjigja e Guardiolas është mbresëlënëse

Pep Guardiola ka dhënë një përgjigje mbresëlënëse kur është pyetur nëse Sergio Aguero është sulmuesi më i mirë që ka pasur në skuadër.

Sulmuesi argjentinas shënoi het-trik në fundjavën që lamë pas në fitoren 6-1 të Manchester Cityt ndaj Aston Villas.

Pas ndeshjes, trajneri spanjoll është pyetur nga gazetari se nëse 31-vjeçari ishte sulmuesi më i mirë që kishte stërvitur, por që ai ka dhënë një përgjigje tejet fantastike.

Sergio Aguero (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Messi është më i miri. Messi është numër nëntë, numër dhjetë, numër 11, numër shtatë, numër gjashtë, numër pesë, numër katër”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Pasi e theu rekordin e Henryt, Aguero barazoi atë të Lampardit

“Por, nga pjesa tjetër, Sergio është absolutisht njëri prej tyre”, ka shtuar më tej Guardiola.

Aguero arriti ta kalonte Thierry Henryn me golat e shënuara në Ligën Premier, derisa ka barazuar rekordin e Frank Lampardit me 117 gola të shënuara. /Telegrafi/

Exit mobile version