Site icon Telegrafi

Escobar takohet edhe me Listën Serbe, flasin për situatën politike dhe sigurinë

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadori Jeff Hovenier, janë takuar me përfaqësues të Listës Serbe.

Në takim ishte edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Sipas njoftim të Listës Serbe, ata kanë biseduar për situatën politike dhe të sigurisë.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe janë takuar me të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, kanë biseduar për situatën politike dhe të sigurisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Gjatë ditës së hënë, Escobar është takuar me presidenten, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin, Albin Kurti.

Exit mobile version