Site icon Telegrafi

Escobar dhe Lajçak takime me Osmanin, Kurtin dhe opozitën – kjo është agjenda për sot

Në përpjeke për të shtensionuar situatën në pjesën veriore të Kosovës dhe për të gjetur zgjidhje për arritjen e marrëveshjes për targat, letërnjoftimet dhe marrëveshjen finale sot në Prishtinë do të zhvillojnë takime të rëndësishme dy emisarët, ai i SHBA-së dhe BE-së. 

Derisa të martën për vizitë në Prishtinë erdhi i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, sot në takime me krerët e shtetit i bashkohet edhe i dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Telegrafi mëson se Escobar dhe Lajçak në orën 14:00 do të takohen me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, në orën 15:00 me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Dyshja do të takohet edhe me liderët e partive opozitare në orën 16:00.

Pas këtyre takimeve, të enjten dy emisarët pritet të vizitojnë edhe pjesën veriore të vendit. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version