Eros Grezda i ka reaguar zyrtarisht trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Edoardo Reja, në lidhje me refuzimin për t’u grumbulluar për dy ndeshjet e ardhshme eliminatore për Euro 2020.
Shqipëria do të luajë dy takime në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020, ku fillimisht do të ndeshet me Andorrën dhe pastaj edhe me Francën.
Në konferencë për shtyp, trajneri italian i Shqipërisë, Reja ka thënë se sulmuesi nga Kosova, Grezda, ka refuzuar t’i bashkohet grumbullimit.
Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i lojtarit të Rangers, i cili ka mohuar ftesën nga kombëtarja.
Postimi pa ndërhyrje i Eros Grezdës
Per korrektesi dhe per informimin e sakte te gjithe tifozeve, me duhet te sqaroj polemikat e krijuara rreth emrit tim.
Per grumbullimin e tanishem per dy ndeshjet e rradhes, une s’kam marr asnje ftese zyrtare ose ndonje telefonate nga federata apo trajneri i kombetares.
Sa me perket mua personalisht, kam qene, jam dhe do te jem gjithmone i gatshem te perfaqesoj popullin tim dhe te mbroj ngjyrat kuq e zi.
Eros Grezda
/Telegrafi/