Site icon Telegrafi

Ermina Idrizi në TMkids, vajza që ka pasion muzikën dhe udhëtimet

Ermina Idrizi është e ftuara e radhës në emisionin TMkids në Telegrafi Maqedoni.

Vogëlushja energjike e cila po ndjek mësimet në klasën e tretë tregoi se është e prirur më tepër për lëndën e vizatimit dhe të gjitha artet ishin pjesë e preferencave të saja.

Ka shoqëri të gjërë më të cilët kalon kohën në shkollë, e së bashku ndajnë mesimet dhe lojërat zbavitëse.

Ajo ka një pasion të madh për muzikën, konkretisht për instrumentet muzikore si violina dhe kitara.

Ermina na tregoi se në ditëlindjet e saja ka pranuar gjithmonë dhurata të bukura, ndërsa tashmë tha se ka dëshirë që të merr dhuratë një trotinet elektrik.

Ka shtet të preferuar Turqinë, madje jo vetëm Stambollin por dëshiron të vizitojë shumë vende të bukura e me histori të lashtë.

Ermina tregoi se po të ishte presidente e shtetit do të dhuronte mjete shkollore për të gjithë nxënesit.

Një rrëfim plot me momente të bukura dhe interesante është ky i Erminës në TMkids, ndaj videon e saj mund ta ndiqni në vegzën e poshtë vendosur.  /Telegrafi

 

Exit mobile version