Mesfushori i Interit, Christian Eriksen mund të kthehet në Tottenham Hotspur nëse Dele Alli ribashkohet me Mauricio Pochettino në PSG.
Drejtori i Nerazzurrëve, Beppe Marotta ka konfirmuar disa herë se Eriksen nuk është ‘funksional’ për futbollin e Antonio Contes dhe për këtë arsye është në treg në afatin e janarit e janarit.
Sipas La Gazzetta dello Sport, një kthim te Spurs është në letër, veçanërisht nëse Dele Alli bën lëvizjen në Paris Saint-Germain.
Ndërsa Eriksen është lidhur gjithashtu me PSG, raporte të shumta sugjerojnë se trajneri i ri Pochettino nuk po nxiton për të sjellë danezin pasi ata punuan së bashku në Londër.
Lojtari me të cilin dëshiron një ribashkim është Alli, i cili po lufton për të luajtur nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho.
Interi pagoi 27 milionë euro për të nënshkruar Eriksen nga Tottenham në janar 2020, kur kishte vetëm pesë muaj nga kontrata e tij. /Telegrafi/