Telegrafi

Eriksen refuzon Unitedin, danezi kërkon kalimin në La Liga ose Serie A

Kanë mbetur pothuajse edhe 24 orë deri tek përfundimi i afatit kalimtar i verës për klubet e Ligës Premier.

Arsenal, Manchester United, Liverpool po mundohen që të sjellin edhe ndonjë përforcim para fillimit të sezonit të ri, i cili starton gjatë ditës së premte.

Christian Eriksen raportohet se edhe përfundimisht ka refuzuar të transferohet te skuadra e Djajve të Kuq pasi që po preferon të luajë në La Liga ose Serie A.

Mesfushori i Tottenham Hotspur thuhet se kërkon të kalojë në radhët e Real Madridit, por nuk do të refuzonte të transferohej te Atletico Madrid.

Edhe Juventusi po interesohet për lojtarin danez, i cili ka një mesfushë të dendur me futbollistë nga sezoni i kaluar.

Lexo po ashtu Anglezët mund të shpenzojnë gjysmë miliard euro për këta lojtarë në 30 orët e ardhshme

Ndryshe, afati kalimtar për skuadrat e ligave elitare italiane si dhe spanjolle, do të përfundojë më 2 shtator. /Telegrafi/