Site icon Telegrafi

Erdogan: Zgjidhja e vetme është një Palestinë e pavarur me Jerusalemin Lindor si kryeqytet

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan foli sot me Papa Françeskun për luftën mes Izraelit dhe Hamasit dhe i tha kreut të Kishës Katolike se sulmet izraelite në Gaza “kanë arritur në nivelin e masakrës” dhe se heshtja e komunitetit ndërkombëtar është “e turpshme”.

Gjatë bisedës telefonike, Erdogan i tha Papës se të gjithë duhet të mbështesin përpjekjet për të “dhënë vazhdimisht ndihma për civilët e pafajshëm” në Gaza, tha zyra presidenciale në rrjetin X, i njohur më parë si Twitter.

Lexo po ashtu Izraeli sulmoi nga deti njësinë e Hamasit që tentoi të hynte në territorin e tyre

Erdogan përsëriti qëndrimin e Turqisë se një zgjidhje e qëndrueshme e konfliktit mund të arrihet vetëm përmes krijimit të një shteti të pavarur palestinez.

“Paqja e qëndrueshme në rajon, ku ndodhen vendet e shenjta të të tre feve monoteiste, do të jetë e mundur vetëm me krijimin e një shteti të pavarur, sovran dhe gjeografikisht të Palestinës në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet”. tha Erdogan.

Lexo po ashtu Izraelitët sulmojnë pozicionet e Hamasit, i godasin rëndë me aeroplanë luftarakë

Udhëheqësi turk, vendi i të cilit kohët e fundit normalizoi marrëdhëniet me Izraelin, shtoi kritikat për veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza.

Erdogan dje i përshkroi militantët e Hamasit si një grup që lufton për çlirim dhe jo një organizatë terroriste siç e ka etiketuar Perëndimi.

Gjithashtu, Erdogan njoftoi se ka shtyrë vizitën e tij në Izrael. /Telegrafi/

Exit mobile version