Në platformën për Krimenë, Ukraina u përpoq të mobilizonte mbështetjen ndërkombëtare për të kthyer gadishullin, i cili u aneksua nga Rusia në vitin 2014.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, vendi i të cilit gjithashtu ka marrëdhënie të mira me Rusinë, tha gjithashtu se Krimea i përket qartë Ukrainës.
“Kthimi i Krimesë në Ukrainë, pjesë e pandashme e së cilës është një nevojë thelbësore nga aspekti i së drejtës ndërkombëtare”, deklaroi ai përmes videomesazhit në samitin e dytë të Platformës së Krimesë, raporton cnn.
Erdogan tha se Ankaraja do të vazhdojë të mbështesë Platformën e Krimesë, e cila u krijua për të zgjidhur çështjen e gadishullit në mënyrë paqësore. “Pozicioni parimor i Turqisë nuk ka vetëm baza ligjore, por edhe morale”, tha ai.
Presidenti turk shtoi se mbrojtja e integritetit territorial, sovranitetit dhe unitetit politik të Ukrainës është me rëndësi kyçe jo vetëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, por edhe global.
“Sigurimi i sigurisë dhe mirëqenies së tatarëve të Krimesë është gjithashtu ndër prioritetet e Turqisë”, tha 68-vjeçari.
Erdogan përsëriti gjithashtu se pret që të lirohen Nariman Dzhelyal, nënkryetari i Mejlisit të Tatarëve të Krimesë, dhe të paktën 45 tatarë të tjerë të Krimesë të arrestuar nga Rusia në vitin 2021.
Ai gjithashtu vuri në dukje se Turqia do të vazhdojë rolin e saj ndërmjetësues midis Rusisë dhe Ukrainës për të siguruar paqen në rajon. /Telegrafi/