Telegrafi

Era Alija i’a thotë këngës “Mora fjalë” në TM kids

7 vjeçarja Era Alija nga qyteti i Tetovës është pjesëmarrësja e radhës në emisionin e fëmijëve TM kids.

Era, ndonëse e vogël në moshë, ishte bashkëpunëtore e mrekullueshme e ekipit tonë, duke u treguar dhe shumë e vendosur në përgjigjet e saja.

Ajo na tregoi se i pëlqen vetura Lambourghini dhe se do të donte ta posedonte një të tillë.

Shfaqi anën e saj humane, na foli për stilin e saj e poashtu edhe për dëshirat që ajo i ka.

Erës i pëlqenin dy profesione, ai i mësueses dhe këngëtares, e kur jemi te kënga ajo na argëtoi duke kënduar këngën legjendare “Mora fjalë”.

Era solli një energji pozitive deri tek të gjithë ekipi ynë, e për më tepër ju ftojmë që ta ndiqni videon e saj në linkun e mëposhtëm.