Telegrafi

Era Abdullahi në TM kids, vajza e cila motivin për suksese e gjen tek mësimet dhe familja

Era Abdullahi është pjesëmarrësja e fundit për sezonin e parë të emisionit të fëmijëve TM kids. Tetë vjeçarja nga Sllatina rrëfeu shumëçka nga bota e saj fëmijërore.

Era është nëj nxënëse e shkëlqyeshme, e cila lumturohej gjithmonë kur mësonte, merrte nota të mira në shkollë dhe gëzonte prindërit e saj me sukseset shkollore.

Ajo tregoi se në shkollë ka tri shoqe të ngushta më të cilat kalonte kohën, edhe pse më të gjithë shokët dhe shoqet kishte raportë të mira.

Era dëshironte që ti shikoj të gjithë fëmijët e botës të lumtur dhe për ta bërë të mundur këtë, ajo tha se do të ndërtonte shumë këndë lodrash që fëmijët të kenë hapësira ku të argëtohen.

I pëlqente muzika teksa artiste të preferuar e ka Dafina Zeqirin, ndërsa në pyetjen se cilin shtet do të donte ta vizitonte, Era tha se Zvicra i pëlqen shumë, mbase për bukuritë dhe qetësinë që e ka.

Era na tregoi se i pëlqen profesioni i mësueses ose kontabilistes, ndërsa nuk do të dëshironte të bëhet mjeke.

Erën me rrëfimin e saj përmbyllës të këtij sezoni mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.