Site icon Telegrafi

Epoka e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos po merr fund – lëndime dhe ndalimet e shumta tregojnë rënien e tyre

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë mbizotëruar futbollin evropian për më shumë se një dekadë.

Ata dy bashkë kanë fituar çmime si: 10 Topa të Artë, 10 Liga të Kampionëve dhe 12 tituj të La Ligas.

Ata kanë fituar edhe tjera çmime si ekipore ashtu edhe individuale gjatë karrierës së tyre, ku shpesh thuhet për ta që janë dy nga të mëdhenjtë e këtij sporti.

Që nga mesi i viteve 2000, tifozët e futbollit po i shijojnë mrekullitë e tyre. Por ka mbetur edhe pak kohë që të dy lojtarët të dalin në pension.

Një shkrim në Twitter që është bërë viral, shkruan se dy legjendat e futbollit kanë një rënie dukshme.

“Cristiano Ronaldo mungon më shumë ndeshje, më së shumti në karrierën e tij. Lionel Messi po merr më shumë lëndime sesa ka bërë pasur në karrierë”.

“Zonja dhe zotërinj, ngadalë po i vjen fundi. Ndaloni grindjet, ndaloni debatet. Vetëm shijoni këto vitet e fundit… ”, ka shkruar ai.

Ronaldo mbush 35 vjet në shkurt dhe mund të ketë katër ose pesë vjet të tjerë maksimum në karrierë ose më pak.

Messi, ndërkohë, ka luajtur shumë pak për Barcelonën në javët hapëse të sezonit.

32-vjeçari gjithashtu ka aftësinë që ta zgjasë karrierën e tij edhe në fund të viteve të 30-ta, por futbolli është i paparashikueshëm.

Ata të dy na kanë dhënë kaq shumë gëzim gjatë 10-15 viteve të kaluara, le t’i vlerësojmë para se të mos jetë më e mundur për ta bërë këtë. /Telegrafi/

Exit mobile version