Telegrafi

World Soccer zgjedh formacionin e sezonit në Evropë (Foto)

Revista prestigjioze “World Soccer” ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit.

Shumica e lojtarëve janë pjesë e dy skuadrave finaliste të Ligës së Kampionëve, Juventusit dhe Real Madridit të cilat respektivisht përfaqësohen me nga tre lojtarë.

Pa dyshim befasia e këtij formacioni është prezenca vetëm e Messit nga Barcelona që kaloi një sezon të dështuar, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.

Në portë nuk ka dyshime pasi pozicionohet Buffon, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Ramos, David Luiz, Bonucci dhe Marcelo.

Mesfusha dominohet nga Thiago, Kante dhe Dybala, ndërsa në sulm pozicionohet Messi, Ronaldo dhe Cavani.