Këngëtarja Paloma Faith mendon se asaj asnjëherë nuk do t’i jepet rasti për të incizuar një këngë për ndonjë film për James Bondin.
Muajin e kaluar, këngëtarja kishte shprehur dëshirën e saj që të realizonte një këngë për vijën melodike të filmit “Spectre”, por së fundmi ka mësuar se kjo punë i është besuar një këngëtari tjetër.
“E di se nuk do të këndoj për Bondin, sepse kam zbuluar se nuk do të jem unë këngëtarja e filmit”.
“Këtë e di shkaku i qetësisë për të më punësuar dhe nëse pyesni dikë për punë, ju nuk do ta fitoni atë”, ka thënë Faith, transmeton koha.net.
Në dhjetorin e vitit të kaluar, regjisori Sam Mendes kishte thënë se tashmë e ka identifikuar këngëtarin, i cili do ta krijojë vijën melodike të filmit “Spectre”.
Këngëtari Sam Smith konsiderohet favorit për të incizuar këngën pasardhëse të “Skyfall” nga Adele.