Site icon Telegrafi

Ende pa dalë në shitje, vidhen dy vetura të reja Passat

Porsa është prezantuar në panairin e automobilave në Paris, i cili sapo përfundoi dhe para se të nxirrej në sallonet e shitjes, Passati i ri është bërë shumë interesant për hajnat.

Policia nga qyteti gjerman Emden ka kumtuar se vetëm brenda disa ditësh nga fabrika e Volkswagenit nga ky qytet, janë vjedhur dy ekzemplarë të brezit të ri të Passatit, njofton Koha.

Rasti i fundit ka ndodhur më 14 tetor kur hajni, përkundër përpjekjes je për ta ndalur, ia doli të ikë bashkë me veturën nga oborri.

Brezi më i ri Passatit në Gjermani do të shitet me çmim 25.875 euro, sa kushton edhe limuzina Passat, ndërsa karvani më i lirë kushton 26.950 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version