Site icon Telegrafi

Ende nuk dihet e ardhmja e dy yjeve të Interit

Sipas shkrimeve të fundit Mauro Icardi dhe Marcelo Brozovic pritet të largohen nga Interi.

Corriere dello Sport shkruan sot se marrëdhëniet e trajnerit Roberto Mancini me sulmuesin argjentinas janë herë të mira e herë të këqija, pasi që ai kërkon më shumë punë nga sulmuesi.

Gazeta beson se nëse Interi dështon që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve , atëherë lojtari i parë që do të sakrifikohet është Mauro Icardi, i cili kërkohet nga Chelsea, Manchester United dhe Atletico Madrid.

Brozovic është takuar me kryesinë e klubit për të vazhduar kontratën me një rritje të ndjeshme të pagës.

Por sipas Corriere lojtari edhe mund të largohet pasi edhe për të ka disa skuadra që interesohen. Bëhet fjalë për Arsenalin, Chelsean dhe Bayern Munichun.

Ai mund të pranojë transferimin nesh Interi nuk luan në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version