Spektakli i mbrëmjes ka qenë plot befasi në Big Brother VIP.
Në votimin e hapur për banorin që duhet larguar nga shtëpia, publiku kishte vendosur që ai banor duhet të jetë këngëtari Sabiani.
Largimi i tij shkaktoi mërzi tek banorët e tjerë, shumë prej të cilëve u pikëllua, madje balerini Ilir Shaqiri shprehur dëshirën për t’u larguar bashkë me të.
Por me të arritur në studio, Sabiani ka hapur vezën e fatit, e cila i ka qëlluar biletë kthyese, që e ka kthyer atë mbrapa në shtëpinë e Big Brother VIP.
Ndërkohë, në mbrëmjen e spektaklit është hapur gjithashtu një televotim për banorin e preferuar, ku si më e preferuara e publikut ka rezultuar banorja Fifi.
E gëzuar për vlerësimin që i dha publiku, Fifi fitoi imunitet me çka banorët e tjerë nuk mund ta nominonin sonte (e martë) për ta çuar atë në televotimin e ardhshëm. /Telegrafi/