Site icon Telegrafi

Elvana vjen me duet (Foto)

Elvana Gjata as kësaj vere nuk do të qëndrojë nën hije pasi ka vendosur që për fansat e saj të sjellë një bashkëpunim për dashurinë.

Në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë “fotoja” e bashkëpunimit të Elvanës me artistin Bruno.

Kënga e re do të quhet “Love me”, ndërsa detajet tjera ende nuk dihen, përveç se kënga do të transmetohet ekskluzivisht në televizionin My Music, raporton Koha.net.

Si rëndom, pas promovimit të saj në këtë televizion, kënga lansohet në YouTube ku fansat e Elvanës, por edhe të Brunos, do të kenë mundësi të argëtohen nën ritmet e këngës që ende nuk dihet se cilit zhanër i përket.

Kujtojmë se kënga e fundit e Elvanës ishte himni i Kombëtares Kuqezi, “Kuq e zi je ti”, në bashkëpunim me Flori Mumajesin.

Exit mobile version