Aktorja e njohur me prejardhje shqiptare do të jetë pjesë e dramës televizive amerikane, “Banshee”.
Ylli i “Wrong Turn” do të luajë rolin e një agjenteje të FBI-së, raporton “Deadline”.
Dushku raportohet se i bashkohet serialit si “agjente seksi” me emrin Veronica Dawson.
“Banshee”, që në fokus ka një hajn që vjedh identitetin e sherifit të Banshees, Pensilvani, së shpejti pritet të nisë me sezonin e katërt.
Dushku po ashtu ka qenë pjesë e serive televizive “Dollhouse” dhe “Tru Calling”./koha.net/