Gjatë këtij viti në skenën shqiptare të hip-hopit kanë shpërthyer edhe femrat që e trajtojnë këtë zhanër.
Tayna dhe Rina janë dy këngëtaret që në kohët e fundit kanë arritur sukses me këngët e tyre në muzikën hip-hop.
Ndërsa gjatë një interviste për Prive, Elinel e ka komentuar prezencën e femrave në këtë zhanër.
“Femrat janë bërë më ‘burra’, më ‘burra’ se ne… Po u ka hije. Më duket interesant. E kanë bërë industrinë akoma më interesant se i ka munguar”.
“Ka munguar, sepse ka kaluar një kohë e gjatë prej se nuk ka ‘dissa’, nuk ka fërkime mes reperave”.
“Jemi bërë të gjithë: ‘Ah, kolegë…respekt’. E te femrat më ndryshe. Te femrat, inati është më i madh”, është shprehur Elinel.
Ndërkohë, reperi ka njoftuar se është në përgatitje të këngës së re, e cila titullohet “Gangasta”. /Telegrafi/