Duket se emocionet e Eurovizionit nuk po e lënë të qetë Elhaida Danin.
Siç raporton “Wiwibloggs”, faqja zyrtare e festivalit, sot ajo ka pasur provat para në skenën e Vjenës, aty ku organizohet këtë vit festivali.
Sipas Chris, një komentator në “Wiwibloggs”, prova e parë e Elhaides nuk ishte dhe aq mirë, përkatësisht në nivelet e duhura, transmeton Telegrafi.
“Elhaida vetëm dukej e pasigurt për çfarë po bënte. Pa dyshim ajo do të kualifikohet, por unë nuk jam i sigurt nëse kjo është një finale (ose Eurovision)”, ka thënë Chris.
Ndërsa komentatori tjetër ka thënë “Ka qenë një ditë e trazuar për Elhaiden… ajo ishte dukshëm e frustruar… ende ka potencial për të bërë me mirë, por unë mendoj se një fitore mund të përjashtohet”. /Telegrafi/