Telegrafi

‘El Clasico’ për sulmuesin kanadez Jonathan David

Jonathan David është ylli i ri që ka filluar shkëlqimin në elitën e futbollit francez Ligue 1.

Sulmuesi kanadez në vitin e tij të dytë te Lille është duke shkëlqyer me gola e asistime.

Reprezentuesi kanadez ka shënuar 16 gola në 29 ndeshje, duke rritur vlerën e tij në 50 milionë euro.

TSN Sport ka raportuar se dy gjigantët e La Ligas, Real Madrid dhe Barcelona janë vënë në ndjekje të sulmuesit të talentuar.

Mediumi në fjalë ka raportuar se dy ekipet spanjolle e shohin kanadezin si sulmuesin e së ardhmes si adekuat për edicionin e ri.

Drejtuesit e dy skuadrave tanimë kanë kontaktuar Lillen për të kërkuar informacione për të.

Por nuk do të jetë aspak e lehtë të nënshkruhet me kanadezin, pasi gara për të është e madhe me tjera skuadra të mëdha që e duan.

Chelsea, Arsenal,Tottenham Hotspur, Manchester United e Bayern Munich vazhdojnë të jenë të interesuara.

Edhe pse vlera e futbollistit është 50 milionë euro në tregun e transferimeve, Lille shpreson që lojtari të vazhdojë me gola dhe vlera t’i ngritët në 80 milionë euro. /Telegrafi/