Site icon Telegrafi

Ekspertja e veshjeve tregon një artikull do t’i bëjë gjinjtë tuaj të duken më të mëdhenj pa sytjena me mbushje

Një eksperte e veshjeve ka zbuluar një truk sekret për t’i bërë gjinjtë tuaj të duken më të mëdhenj, pa sytjena me mbushje

Përdoruesje e TikTok, @Americanthreads, i cili ka afro 400 mijë ndjekës, ndau një truk të mrekullueshëm për të arritur një siluetë më epshore, pa pasur nevojë për sytjena të veçanta.

Shkrimi nën postimin e saj lexon “Nuk ke sytjena me mbushje? Nuk ka problem”.

Në video, ajo kalon një copë fije nëpër të dy rripat e sytjenave të saj në pjesën e përparme të gjoksit të saj. Më pas ajo tërheq kordonin e vendosur në qendër të gjoksit, duke e lidhur një nyjë.

Lexo po ashtu Trendi i ri në TikTok: Nga sytjena të thjeshta në të brendshme me dantella të stilit të lartë

Më pas, ajo e tërheq kordonin mbi kokën dhe mbi supet pas shpinës, ku e shtrëngon përsëri, përpara se ta lidh nyjë dhe të fusë skajet e kordonit në bluzën e saj dhe të mos shikojë. Rezultati është një pamje më e ngritur që ju bën të dukeni më bukur dhe më e bujshme.

Ekspertja e veshjeve mori mbi 182 mijë pëlqime në postimin e saj, i cili gjeneroi më shumë se tre milionë shikime. /Telegrafi/

Exit mobile version