Raportet pretendojnë se Paulo Dybala i është ofruar Barcelonës, por eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka thënë se sulmuesi i Romës ‘po shijon futbollin e tij’ nën drejtimin e Daniele De Rossit, kështu që nuk ka përditësime të reja në lidhje me një lëvizje të mundshme në Camp Nou.
Dybala ka një klauzolë prej 12 milionë euro e cila mund të shkaktohet nga klubet e huaja në fund të sezonit. Skuadrat e Serie A mund të aktivizojnë gjithashtu një klauzolë për të nënshkruar me sulmuesin argjentinas, por ajo vlen 20 milionë euro për ta.
Raportet në Spanjë sugjeruan se Dybala i ishte ofruar Barcelonës, por eksperti i transferimeve, Romano nuk është në dijeni të bisedimeve mes katalunasve dhe La Joyas.
“Nuk kam ndonjë përditësim konkret për të ardhmen e tij për momentin pasi duket se ai po shijon futbollin e tij te Roma dhe ka një marrëdhënie të shkëlqyer me tifozët atje dhe me menaxherin Daniele De Rossi”, ka thënë fillimisht Romano për Caught Offside.
“Është i qetë për momentin, por siç e kam raportuar më parë, ai do të ketë një klauzolë lirimi përsëri këtë verë. Klauzola prej 12 milionë euro ishte aty në janar, por askush nuk vendosi ta aktivizojë atë, le të shohim nëse do të jetë ndryshe në verë pasi ai mund të jetë një opsion fantastik për shumë klube”.
“Është e rëndësishme të theksohet se klubet italiane mund të shkaktojnë klauzolën e lirimit të Dybalas, por në këtë rast, Roma do të kishte fjalën e fundit në lëvizje, ndërsa nëse thyhet nga klubet e Ligës Premier, La Ligas dhe ligave tjera, atëherë Dybala do të marrë vendimin përfundimtar”, përfundoi eksperti.
Kontrata e Dybala në Stadio Olimpico skadon në qershor të 2025. Ai ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 26 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/