Telegrafi

Eksperti i gjyqtarëve, Andujar Oliver: Goli i De Jong ishte i rregullt, VAR-i e anulojë gabimisht

Juan Andujar Oliver, ekspert i gjyqtarëve në garën spanjolle Marca, beson se goli i Luuk de Jong kundër Real Madridit u anulua gabimisht.

Sevilla mendoi se ata do të merrnin epërsinë kur sulmuesi holandez shënoi gol të bukur me kokë.

Por, ky gol i de Jong u anulua pas një rishikimi të stërzgjatur të teknologjisë VAR.

Lexo po ashtu Reali fiton më vështirësi ndaj Sevillas, Mbretërit lider në La Liga

Gjyqtari Juan Martinez Munuera vendosi që Nemanja Gudelj të ketë bllokuar me faull rrugën e Eder Militao dhe anuloi golin.

Megjithatë, kështu nuk mendon edhe eksperti i gjykimit, Andujar Oliver, i cili pas ndeshjes tha se goli u anulua gabimisht.

Momenti i kontestuar i anulimit të golit nga VAR-i

“Nuk mendoj se ka ndonjë faull nga Gudelj në Militaon” ka thënë fillimisht Andujar Oliver.

Lexo po ashtu Real Madrid 2-1 Sevilla, notat e lojtarëve – Shkëlqen Casemiro

“Lojtari i Sevillas e ka shpinën e tij të kthyer dhe nuk lëviz, nuk ka bllok”.

“Është qendërmbrojtësi i Real Madridit që fillon kontaktin me trupin e Gudelj, por pasi gjyqtari shkoi në monitor, ishte e qartë se ai do të anulonte atë”, përfundoi eksperti i gjykimit. /Telegrafi/