Juan Andujar Oliver, ekspert i gjyqtarëve në garën spanjolle Marca, beson se goli i Luuk de Jong kundër Real Madridit u anulua gabimisht.
Sevilla mendoi se ata do të merrnin epërsinë kur sulmuesi holandez shënoi gol të bukur me kokë.
Por, ky gol i de Jong u anulua pas një rishikimi të stërzgjatur të teknologjisë VAR.
Gjyqtari Juan Martinez Munuera vendosi që Nemanja Gudelj të ketë bllokuar me faull rrugën e Eder Militao dhe anuloi golin.
Megjithatë, kështu nuk mendon edhe eksperti i gjykimit, Andujar Oliver, i cili pas ndeshjes tha se goli u anulua gabimisht.
“Nuk mendoj se ka ndonjë faull nga Gudelj në Militaon” ka thënë fillimisht Andujar Oliver.
“Lojtari i Sevillas e ka shpinën e tij të kthyer dhe nuk lëviz, nuk ka bllok”.
“Është qendërmbrojtësi i Real Madridit që fillon kontaktin me trupin e Gudelj, por pasi gjyqtari shkoi në monitor, ishte e qartë se ai do të anulonte atë”, përfundoi eksperti i gjykimit. /Telegrafi/
https://twitter.com/RobosRealMadrid/status/1218563343235080192