Site icon Telegrafi

Ekspertët rusë kanë filluar të ndryshojnë mendje për “luftën kundër NATO-s” – ja çfarë thoshin dikur dhe çfarë thonë tani

Ekspertët rusë kanë filluar të vënë në dyshim qasjen e Kremlinit ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Gjatë gjithë luftës, Kremlini ka iniciuar një sërë strategjish, të tilla si një mobilizim i pjesshëm për të shtuar mijëra ushtarë në trupat ruse.

Presidenti rus Vladimir Putin gjithashtu ka kërcënuar disa herë me luftë bërthamore kundër aleatëve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Media shtetërore ruse më parë i mbështeti pretendimet, por tani ekspertët kanë filluar të pyesin nëse është qasja më e mirë pasi agresioni kalon një vjetorin e tij, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu “Ne do të lodhim rusët në Bakhmut, pastaj...”: Çfarë ka paralajmëruar Ukraina për pranverë?

Kështu, më 6 mars, ekspertët rusë u shfaqën në një panel me prezantuesin Vladimir Solovyov ku disa prej tyre shprehën publikisht dyshime për “aftësitë e ushtrisë ruse kundër NATO-s”.

“A mundet ushtria jonë, në gjendjen e saj aktuale, me numrin e saj aktual të njerëzve dhe me kompleksitetin ushtarako-industrial, të përmbushë qëllimet e saj – të cilat nuk kanë të bëjnë me luftën kundër Ukrainës, e cila nuk ekziston – por kundër NATO-s?”, ka pyetur Solovyov.

Më vonë në video, deputeti i Dumës së Shtetit, Andrey Gurulyov, një ish-udhëheqës në ushtrinë ruse i cili më parë ka mbështetur kërcënimin e luftës bërthamore kundër NATO-s sipas një raporti nga Qendra për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA), iu përgjigj pyetjes së Solovyov me një ton dyshimi.

“Ne shohim qartë të gjitha mangësitë aktuale të kombit, jo të Forcave të Armatosura”, tha Gurulyov.

Madje, sipas Newsweek, përcjell Telegrafi, Gurulyov shprehu dyshime se si Rusia mund të përgjigjet nëse NATO do të vazhdonte mbështetjen e saj për Ukrainën ose do të përfshihej më shumë në luftë.

“… Më pyesin: A mund ta mposhtim NATO-n? Nëse përdorni matematikën dhe llogaritni korrelacionin e forcave dhe mjeteve, në skenarin më të mirë, ne thjesht mund të mbrohemi”.

Qëndrimi i Gurulyov ndaj luftës bërthamore duket se ka ndryshuar në mënyrë drastike.

Lexo po ashtu Hakerët “hyjnë në televizionin rus” dhe thonë se ka pasur një sulm bërthamor

Në qershor, eksperti dhe aleati i Putinit u shfaq në televizionin rus dhe sugjeroi se Londra do të ishte qyteti i parë që do të goditet nga Rusia nëse do të shpërthente Lufta e Tretë Botërore.

Qeveria ruse ka kërcënuar anëtarët e NATO-s në mënyra të ndryshme, ku Newsweek raporton se Putini ka kërcënuar me luftë bërthamore të paktën 35 herë.

Megjithatë, në vend që të trembin aleatët e NATO-s që të mos mbështesin Ukrainën, mbështetja për kombin e goditur nga lufta vazhdon.

Në vend që të tërhiqen, aleatët kanë vazhduar të furnizojnë Ukrainën me fonde dhe municione për të vazhduar luftën e saj kundër Rusisë, duke përfshirë tanke, raketa dhe lloje të tjera të pajisjeve ushtarake që kanë ndikuar në mënyrë drastike në performancën e Ukrainës në fushën e betejës. /Telegrafi/

Exit mobile version