Telegrafi

Eksod te Manchester United: Ten Hag u ka thënë gjashtë lojtarëve se janë të lirë të largohen nga Old Trafford

Manchester United pritet të shesë gjashtë lojtarë këtë verë pasi trajneri Erik ten Hag planifikon një revolucion të madh në Old Trafford.

Holandezi ka bërë mrekulli në fushë me United dhe janë në rrugën e duhur për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe për t’i dhënë fund thatësirës së tyre gjashtëvjeçare për trofe.

Përmirësimet e United nën Ten Hag janë ndërtuar mbi vizionin e tij si brenda dhe jashtë fushës.

Lexo po ashtu Ka kontratë milionëshe, gjithë sezonin është i lënduar - por çfarë është duke ndodhur me Phil Jones

Dhe ai do të vazhdojë me këtë qëndrim, dhe Mirror raporton se një eksod masiv mund të ndodhë në fund të sezonit.

Harry Maguire mund të jetë i pari që do të dalë nga dera, pasi ka mbetur pas Raphael Varane dhe Lisandro Martinez në listën e përzgjedhjes.

Mesfushorët Scott McTominay dhe Donny van de Beek do t’i bashkohen atij në listën e largimeve, pasi nuk janë në planet e Ten Hag.

Lexo po ashtu Arsyeja e veçantë se përse Ten Hag po i dërgon lojtarët e Unitedit ta vizitojnë La Vegasin

Raportimi gjithashtu pretendon se Anthony Martial, i cili ka luftuar për të qëndruar në formë këtë edicion, po ashtu do të largohet.

Ndërkohë, të huazuarit Eric Bailly dhe Alex Telles ka të ngjarë të kenë luajtur ndeshjet e tyre të fundit për United.

Lexo po ashtu Ratcliffe dhe Glazers në bisedime të avancuara për shitjen e Man Utd

Bailly është aktualisht në huazim te Marseille, por forma e dobët e ka ndjekur atë në Francë, pasi ka luajtur vetëm gjashtë herë në Ligue 1.

Telles ka ecur pak më mirë te Sevilla, duke u paraqitur 19 herë në të gjitha kompeticionet, por një problem në gju po e mban aktualisht jashtë fushës. /Telegrafi/