Site icon Telegrafi

Ekskluzive! Për mos kryerje pagese, kënga e Gretës në bllokim e sipër në “Youtube” (Video)

Greta Koçi sapo ka publikuar projektin e saj më të ri, i cili megjithëse u pëlqye nga publiku hasi në probleme që në fillim.

Kjo pasi producenti i njohur Chipsi e akuzoi këngëtaren për vjedhje të drejtës autoriale të këngës dhe mos kryerje të pagesës.

Chipsi për Telegrafin tha se kënga “I besova” është realizuar rreth një muaji më parë nga ai, ndërsa në videoklipin e Gretës figuron një tjetër emër.

“Përveç që nuk ma ka kry pagesën komplet, e ka mohu edhe autorësinë time duke e shkruar emrin e dikujt tjetër. Kënga është punuar para një muaji ndërsa ajo më ka dërguar vetëm një paradhënie duke thënë se këtë këngë nuk do ta publikoj”, tha Chipsi, i cili është habitur kur ka parë këngën dhe emrin e dikujt tjetër në të.

Producenti tha se ka tentuar të kontaktoj me këngëtaren por ka qenë e kotë, ndërsa ka vendosur që këngën t’ia bllokojë në kanalin “Youtube”.

“U mundova të kontaktoj me të në të gjitha format por kot, nuk do të merrem më me të pasi kënga është në proces të bllokimit sot dhe do t’i kthehet kur të rregullohet e drejta e autorit sepse po të ishte vetëm qështje pagese nuk e kisha bërë të madhe sepse kishim shoqëri të mirë me Gretën”.

Në fund Chipsi tha se edhe pse kënga është në bllokim e sipër, nëse Greta e kontakton ndërkohë mund t’i rregullojnë gjërat, por e kontaktuar nga Telegrafi këngëtarja nga Shqipëria nuk ka dashur të flasë asgjë rreth kësaj qështje duke zgjedhur të hesht./Telegrafi/

Exit mobile version