Site icon Telegrafi

Ekskluzive: Daniele Massaro me një mesazh për tifozët kosovarë të AC Milan (Video)

Pas konfirmimit nga klubi i madh italian, AC Milan për ardhjen në Kosovë për miqësoren ndaj kampionit aktual, Feronikelit, legjenda e kësaj skuadre, Daniele Massaro u është drejtuar me një mesazh fansave kosovar.

“Të dashur miq nga Kosova dhe tifozë të AC Milan. Unë jam Daniele Massaro. Kam nderin që për tetë sezone kam veshur fanellën e AC Milan dhe është  kënaqësi  që kam luajtur me ekipin që ishte më i miri në historinë e këtij klubi”.

Massaro ka bërë komplimente edhe për Kosovën duke e quajtur “vend të bukur”, ku ka konfirmuar datën 10 gusht si ditë e përballjes më Kampionin e Kosovës.

“AC Milan do të organizojë një ndeshje në Prishtinë, ku do të luajë kundër FC Feronikelit  me 10 gusht. Shihemi në vendin tuaj të bukur për të ndjekur ndeshjen. Shpresoj të shihemi shumë shpejtë në Prishtinë. Forca Milan!”, thotë me tej Massaro.

Lexo po ashtu AC Milani e konfirmon: Më 10 gusht do të jemi në Kosovë, do të luajmë me Feronikelin

Kujtojmë kjo ndeshje do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTV Dukagjini /Telegrafi/

Exit mobile version